Kalon në komision Projektligji për aderim në marrëveshjen për statusin e Komisionit Ndërkombëtar për Zhdukur - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kalon në komision Projektligji për aderim në marrëveshjen për statusin e Komisionit Ndërkombëtar për Zhdukur

NULL NULL
18.05.2023 10:52
Komisioni per te drejtat e njeriut

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ka miratuar më shumicë votash Projektligjin për aderim në marrëveshjen për statusin e Komisionit Ndërkombëtar për të Zhdukur.

Me këtë hap, tani ky projektligj i dërgohet kuvendit për miratim.

Në komision është thënë se ky projektligj që kërkon mbi 80 vota për të kaluar, do ta marrë edhe mbështetjen shumicë të ligjvënësve.

Fatmire Mulhaxha-Kollçaku nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ky projektligj është shumë domethënës.

Edhe Albana Bytyqi nga AAK ka thënë se ky projektligj e ka përkrahjen e subjektit pjesë e së cilës është ajo.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.