Kalon mbi 750 mijë numri i të vdekurve në botë nga COVID-19

Kalon mbi 750 mijë numri i të vdekurve në botë nga COVID-19

1 muaj më parë

750 mijë e 429 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit anembanë botës.

Kjo është shifra e raportuar nga Johns Hopkins University, transmeton Klan Kosova.

Janë 20 milionë e 668 mijë e 102 veta që janë infektuar nga ky virus në gjithë botën deri tash, ndërkaq 12 milionë e 862 e 282 janë shëruar.