Kalon afati për krijimin e Komitetit të Përbashkët të Monitorimit për Marrëveshjen Kosovë-Serbi NULL NULL 18.04.2023 16:09 18.04.2023 16:09 Analisti i politikës së jashtme në Ballkan, Edward Joseph, ka thënë se tashmë ka kaluar afati për krijimin e Komitetit të Përbashkët të Monitorimit, të kryesuar nga BE-ja për të mbikëqyrur zbatimin e dispozitave. “Sot bëhen 30 ditë që kur Aneksi i Zbatimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u miratua në Ohër më 18 mars. Tashmë ka kaluar afati për të krijuar Komitetin e Përbashkët të Monitorimit, “të kryesuar nga BE-ja”, për të “mbikëqyrur” zbatimin e “të gjitha dispozitave””, ka shkruar Joseph në Twitter. Joseph shtoi se Bashkimi Evropian e ka për detyrë të tregojë se a është formuar ky komision, pasi, sipas tij, si BE-ja, ashtu edhe ShBA-ja duhet ta marrin seriozisht marrëveshjen që e hartuan. “Epo, a është ngritur Komisioni i Përbashkët i Monitorimit? Nëse po, BE-ja duhet ta shpallë këtë. Nëse jo, BE-ja duhet prapë ta shpallë këtë. BE-ja dhe ShBA-ja duhen ta marrin seriozisht marrëveshjen që hartuan dhe imponuan. Kredibiliteti ShBA-BE është gjithashtu në linjë, së bashku me atë të palëve. Afatet dhe formalitetet kanë rëndësi”, shtoi ai. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abdixhiku: I vonshëm shkarkimi i udhëheqësisë së KEK-ut, përgjegjësi politike për mafinë energjetike 19/04/2023