Kaloi testet për polic, dyshon që ia manipuluan rezultatet e analizave (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kaloi testet për polic, dyshon që ia manipuluan rezultatet e analizave (VIDEO)

NULL NULL
nga Kiks Kosova 31.01.2023 22:50

5 vjet me parë Alban Azemi nga Gjilani aplikoi në konkursin për polic, i hapur nga Policia e Kosovës, në të cilin pritej të pranoheshin rreth 300 persona.

Ndonëse kaloi testin me shkrim dhe atë psikologjik, Azemi i cili në atë kohë ishte 29-vjeçar, në testin e fundit mjekësor rezultoi kandidat i papërshtatshëm në aspektin shëndetësor.

Për KIKS Kosovën, Alban Azemi, ka rrëfyer se si ai nuk arriti të pranohej si polic, me arsyetimin se dyshohej për sëmundje të mëlqisë.

Ai fillimisht bëri ankesë në Drejtorinë e Policisë në Gjilan, duke qenë i bindur se nuk vuan nga asnjë sëmundje. Por ankesa e tij u refuzua si e pabazuar 11 ditë më vonë.

Vendimin e saj policia e mbështeti në rezultatet e ekzaminimit mjekësor të spitalit privat “Aloka”, i autorizuar për kryerjen e testeve mjekësore të aplikantëve.

Për të verifikuar këtë rezultat, Azemi kishte shkuar vetë në këtë spital. Nga kjo klinikë, ai pranoi dy raporte mjekësore të cilat përmbajnë vlera të ndryshme për mëlqinë.

Ky konfuzitet e nxiti Azemin që të bëjë sërish analiza në tre laboratore të ndryshme private, rezultatet e të cilave përjashtuan mundësinë e sëmundjes së mëlqisë.

Këto rezultate ia përforcuan Azemit bindjen se i ishte bërë e padrejtë dhe se rezultatet e ekzaminimit të tij ishin manipuluar. Prandaj, më 2 nëntor të 2020-ës, ai paditi Policinë e Kosovës. Përmes kësaj padie, Azemi kërkoi anulimin e vendimit dhe kthimin e lëndës në shqyrtim.

Lidhur me fatin e kësaj lënde, KIKS Kosova ka pyetur edhe në Gjykatën Themelore në Prishtinë, por nga ky organ nuk kanë dhënë asnjë informacion.

Përgjigje për këtë rast, pavarësisht tentimeve të shumta, Kiksi nuk pranoi as nga spitali “Aloka”.