Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës ishte paralajmëruar të mblidhej në ora 11:00, por edhe një orë pas kohës së caktuar, deputetët nuk kanë arritur të mblidhen në sallë.
Tashmë ka shënuar ora 12:00, ndërsa në sallën plenare nuk ka nisur ende seanca dhe nuk vërehet prani e deputetëve.
Sipas rendit të ditës, deputetët pritet të shqyrtojnë procesverbalet nga seancat e mëparshme, betimin e deputetëve, formimin e komisioneve parlamentare, si dhe miratimin e Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit. Në rend dite është edhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së./Klankosova.tv