Kallëzim penal ndaj keqpërdoruesit të uniformës në dasmën e Korab Shaqirit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kallëzim penal ndaj keqpërdoruesit të uniformës në dasmën e Korab Shaqirit

NULL NULL
05/10/2015

Ministria e FSK-së ka ngritur  kallëzim penal ndaj keqpërdoruesit të uniformës së FSK-së. Në lidhje me rastin e njohur në media kur një qytetar ka veshur në mënyrë të paautorizuar uniformën e FSK-së në një ceremoni private (në dasmën e Korab Shaqirit).

MFSK me këtë rast pati marrë masën e suspendimit ndaj pjesëtarit të FSK-së që kishte huazuar uniformën. Ashtu si pati paralajmëruar ndaj qytetarit (N.N.) që kishte veshur uniformën në mënyrë të paautorizuar, MFSK me datë 02.10.2015, në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka paraqit kallëzim penal.

“Kallëzimi penal për shkak të veprës penale ‘Prezantim i rremë si person zyrtar’ nga neni 417 paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës. “I dyshuari duke bartur/veshur publikisht pa asnjë autorizim uniformën ceremoniale të FSK-së ka krijuar bindjen tek personat tjerë dhe në opinion e gjerë publik se gjoja është person ushtarak, respektivisht pjesëtar i FSK-së, me çka ka dëmtuar imazhin e FSK-së para qytetarëve të vendit, duke pasur parasysh rrolin dhe misionin që ka kjo Forcë” Bazuar në dispozitat ligjore, MFSK çdo herë do të marrë masa ndaj të gjithë personave, qofshin ata zyrtarë të brendshëm, apo qytetarë civil të jashtëm, që kryejnë veprime në dëm të FSK-së,” thuhet nw njoftimin e kësaj ministrie, transmeton Klan Kosova.