Kallëzim penal ndaj zyrtarit të MPB-së - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kallëzim penal ndaj zyrtarit të MPB-së

NULL NULL
03/06/2015

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë me dije se Policia e Kosovës ka ushtruar kallëzim penal ndaj të dyshuarit Besnik Berisha, nën dyshimin  se ka kryer veprën penale “zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

Sipas njoftimit, MPB, Berishës , udhëheqës i Divizionit të Prodhimit të Dokumenteve në Departamentin për Prodhimin e Dokumenteve, Agjencia e Regjistrimit Civil në MPB, i vazhdon masën e pezullimit nga puna me pagesë që nga 15 maji me 50 përqind të pagës gjatë tërë kohëzgjatjes së pezullimit.