Kalifornia fut në garë banorët e vaksinuar, ndan nga 1.5 milion dollarë për 10 nga ta NULL NULL 29.05.2021 10:47 29.05.2021 10:47 Kalifornia po hynë në garën e lotarisë së vaksinimit COVID-19 me konkursin më të madh deri më tani. 10 persona që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 në Kaliforni do të kenë mundësi të fitojnë nga 1.5 milion dollarë, njoftoi të enjten guvernatori, Gavin Newsom. Shteti ka marrë një vendim të tillë me qëllim të stimulimit të banorëve për t’u vaksionuar, shkruan ABCnews, transmeton Klankosova.tv Fituesit e çmimeve të parave në vlerë prej 15 milionë dollarësh do të zgjidhen më 15 qershor, ditën e njëjtë kur shteti planifikon të rihapë plotësisht ekonominë e tij. Çmimi i madh është pjesë e një programi nxitës të vaksinave prej 116.5 milionë dollarë për kalifornianët e vaksinuar. Një çmim parash tjetër prej 50 mijë dollarë do t’u jepet gjithashtu 30 banorëve, të tjerë. Të dy konkurset janë të hapura për banorët e moshës 12 vjeç e lart me të paktën një dozë të vaksinës COVID-19. Për të miturit që fitojnë, paratë do të vendosen në një llogari kursimi për ta derisa të mbushin 18 vjeç. Të gjithë kalifornianët që kanë pasur të paktën një dozë COVID-19 do të futen automatikisht për të fituar të dy konkurset, thuhet nga qeveria. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.