Kaliforni: Pamje nga bllokimi i veturave në baltë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kaliforni: Pamje nga bllokimi i veturave në baltë (VIDEO)

NULL NULL
18/10/2015

Shumë vetura në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbetën të ngujuara në baltë, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.

Kjo pasi shirat e mëdhenj që ranë në Kaliforni shkaktuan rrëshqitje të dheut të cilat i bllokuan autostradat e këtij vendi.

Ndonëse rrëshqitjet ndodhën që para tri ditësh, makina e kamionë ende kanë mbetur nëpër rrugë.

Ekipet e pastrimit po punojnë vazhdimisht për t’i liruar tërësisht rrugët, por zonat e vërshuara janë të mëdha.

Rreth 300 shoferë e pasagjerë që ishin në vetura kur ndodhi rrëshqitja, janë strehuar nga autoritetet kompetente.

Gjatë ditës së parë policia kishte mbyllur të gjitha autostradat për shkaqe sigurie, mirëpo tani ato janë rihapur.

Kurse, meteorologët e Shërbimit Kombëtar të Motit në Kaliforni, kanë paralajmëruar shi dhe shtrëngata edhe në mbrëmjen e së dielës.