Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kalenderi me kohë të “çmendur” vendos rekord të ri në Brezovicë

NULL NULL
06.09.2020 17:09

Me një rekord të ri Liridon Kalenderi ka realizuar një fitore të re në garën me automobila, konkretisht në disiplinën malore.

Pas rekordit në shtegun e Grashticës, me kohë “çmendur” në më pak se 16 sekonda e shënoi fitoren tjetër në Brezovicë, transmeton Klan Kosova.

“Kalenderi me Mitsubishi Evo 9,e kaloi shtegun e gjatë 7.7 kilometra për vetëm 04:01.966 minuta, me shpejtësi mesatare prej 114.561 kilometër në orë”.

“Ishte një garë shumë e mirë, përfshirë edhe dy vozitjet e djeshme. Sot isha shumë i përqendruar, ndërsa edhe vetura në gjendje mjaft të mirë dhe në fund e arrita këtë sukses për të cilin gjithsesi jam i kënaqur. Konkurrenca është e fortë, prandaj për të arritur sukses duhet rrezikuar shumë. Shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm edhe në garat tjera, por gjithsesi synimi im është suksesi në garat ndërkombëtare”, ka thënë Kalenderi.

Pozita e dytë në plasmanin e përgjithshëm i takoi Përparim Dushit, po ashtu me Mitsubishi Evo 9, i cili në cak arriti me kohën 04:09.610 minuta (07.644 sekonda vonesë në krahasim me fituesin, ndërsa pozita e tretë i takoi Besfort Bunjakun, me Opel Astra SP në kohë prej 04:22.413 minuta.

Në konkurrencën ekipore, Prizreni D&G u rendit në pozitën e parë me 82.5 pikë, para Eurogoma RT me 70.5 dhe Prishtina RT me 66 pikë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme