Kalaja e Ali Pashës – një nga destinacionet kryesore të turistëve (VIDEO) NULL NULL 17.08.2019 22:11 17.08.2019 22:11 Turistët në Vlorë nuk shijojnë vetëm detin. Një tjetër kuriozitet për ta përbën kultura dhe historia shqiptare. Kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo është një prej destinacioneve që pret çdo ditë turistë vendas e të huaj, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova. Pozicioni gjeografik i saj dhe arkitektura janë ato që tërheqin gjithnjë e më shumë turistët, që vijnë nga Italia, Gjermania, Suedia, Polonia e deri nga Singapori i largët. Përveç bukurisë që ajo mbartë, për disa nga vizitorët kjo kala do ishte me e bukur nëse do të kishte një ciceron dhe ndriçimin e duhur. Vlora tashmë ka në listë edhe këtë destinacion turistik, krahas shumë të tjerave që ofrohen në qytet dhe zonat e tjera bregdetare. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.