Kaka zëvendëson Coutinhon në Brazil - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kaka zëvendëson Coutinhon në Brazil

NULL NULL
05/10/2015

Philippe Coutinho ka mbetur jashtë në dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës me Brazilin dhe është zëvendësuar nga veterani Kaka’, federata e futbollit brazilian ka njoftuar.

Detajet mbi lëndimet nuk janë bërë me dije, pasi kreatori i Liverpoolit kompletoi 90 minuta në ndeshjen e së dielës ndaj Evertonit në barazimin 1-1 e vlefshme për Premier Ligë.

Mungesa e Coutinhos, ka hapur rrugën për rikthimin e Kaka’s në Brazil.

Mesfushori i Orlando Cityt, Kaka  u paraqit në miqësoret ndaj Kosta Rikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës muajin e kaluar, por 33 vjeçari u anashkalua nga Dunga për ndeshjet kualifikuese kundër Kilit dhe Venezuelës.

Brazili do ta vazhdojë rrugën për Russia 2018 me përballjen ndaj fituesve të Kupës së Amerikës, Kilit në Santiago të enjten, para se të rikthehen në shtëpi dhe të presin Venezuelën pesë ditë më vonë.