Kajtazi thotë se asociacioni pritet ta ketë emrin ”Komunat vetëqeverisëse” (VIDEO) NULL NULL 23.02.2023 21:48 23.02.2023 21:48 Opinionisti, Vehbi Kajtazi, ka thënë se në dialogun mes palës kosovare dhe asaj serbe, pretendohet se ka pasur negociim për emrin e asociacionit, që siç tha pritet të quhet tutje ”Komunat vetëqeverisëse”. ”Këtë lloj emri pritet me pasë, ky asociacion, ky lloj pushteti. Dhe sepse tingëllon shumë butë”, u shpreh ai në Rubikon, transmeton klankosova.tv. Tutje theksoi se kryeministri Albin Kurti, çështjet e dialogut dhe marrëveshjeve, nuk i diskuton me Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes. ”E ka një strukturë të caktuar me të cilët diskuton, por jo me shumë deputetë të cilët nuk jam i sigurt që i njeh mirë se kënd e ka deputet”. Madje në diskutim me ish-deputetin e Vetëvendosjes, Dardan Sejdiun, i replikoi se kryeministri Albin Kurti nuk është i njëjti që ai e kishte njohur në opozitë. ”Asociacioni nuk do të quhet kështu, as ”Zajednica” jo”, tha ai mes tjerash.