Kajtazi: Sveçla ka aktakuzë për huliganizëm, sot duhej të ishte në gjykatë (VIDEO) NULL NULL 29.03.2023 21:53 29.03.2023 21:53 Analisti politik Vehbi Kajtazi është shprehur se sot është dashur që ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të jetë në gjykatë e të japë llogari për vepër penale të huliganizmit. Kajtazi e cilësoi Sveçlën si një huligan me aktakuzë, i cili, sipas tij, refuzon t’i përgjigjet drejtësisë dhe në të njëjtën kohë mundohet të bëjë rend e ligj. “Sot ka ministre të Qeverisë Kurti për vepër penale, e që është Rozeta Hajdari. S’ka më standard që zyrtarët e lartë të shtetit nuk duhet të kenë procedura penale derisa ushtrojnë funksione të rëndësishme publike dhe ku ka funksion më të rëndësishëm sesa ministrja e Drejtësisë dhe ministri i Punëve të Brendshme”, është shprehur Kajtazi në Rubikon në Klan Kosova. Tutje, ai tha se prej ditës që është votuar në kuvend Ligji për KPK-në, është ditur që është ligj anti-kushtetues. Kujtojmë se sot është mbajtur seanca gjyqësore ndaj ministrit Sveçla, anëtarëve e ish-anëtarëve të VV-së pasi të njëjtit dyshohet se hodhën mjete të forta në drejtim të policisë, duke i lënduar ata në protestat e vitit 2013. Ministri i Punëve të Brendshme tha se mospjesëmarrjen në këtë seancë e kishte arsyetuar me angazhime urgjente. Por, një gjë të tillë nuk e kanë bërë disa ish-partiakë të Sveçlës. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Guvernatori ligjëron për rolin e BQK-së para studentëve të Fakultetit Ekonomik 17 minuta më parë