Kajtazi përmend shprehjet ‘Amelika, Amelika’, thotë se aneksi i Ohrit është ndëshkim për gabimet e Kurtit (VIDEO) NULL NULL 23.03.2023 21:49 23.03.2023 21:49 Vehbi Kajtazi Opinionisti Vehbi Kajtazi, ka thënë se marrëveshja e planit evropian, me pikat më të ndjeshme në të, është ndëshkim për shkak të gabimeve të kryeministrit Albin Kurti në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai këtë e tha në Rubikon duke përmendur specifikisht qasjen e mëparshme të Kurtit me shprehjet ‘Amelika, Amelika’, transmeton klankosova.tv. ”Kjo marrëveshje, nuk është një ligj që mundesh me shfuqizu me një ligj tjetër, apo me amandamente të tjera. Po flasim për një marrëveshje, nga e cila dalin detyrime, dhe moszbatimi i saj, i shkakton dëme Kosovës”. ”Dhe nëse kjo marrëveshje është e dëmshme për LDK-në dhe PDK-në, çka po bëjnë ata me e ndalë?”. Rubikon me Adriatik Kelmendi: Çka duhet të bëjnë? ”Unë po i pyes ata”, shprehet Kajtazi mes tjerash. ”Kemi pasë situatë ma të mirë seç kemi tash. Kjo marrëveshje është ndëshkim për Kosovën. Është ndëshkim për Kosovën sepse, kemi lujt ‘Amelika, Amelika’. Gjuha ‘Amelika, Amelika’, është problematike, marrëveshja dhe përmbajtja e saj është ndëshkim”. ”Për shkak të zotit Kurti, për shkak të gabimeve që ka bërë kryesisht në veriun e Kosovës. Për shkak të padëgjueshmërisë që ka pasë me kërkesat amerikane, për shkak të refuzimit prej gjithçkafit që ka ardhë prej SHBA-ve”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë