Kajtazi për marrëveshjen: Pozita dhe opozita do të duhej të kishin qëndrim unik përballë Serbisë (VIDEO) NULL NULL 16.03.2023 21:40 16.03.2023 21:40 Analisti politik, Vehbi Kajtazi, vlerëson se pozita dhe opozita do të duhej të kishte qëndrim unik përballë Serbisë në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje. “Në një situatë kur flitet për dialog me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje, natyrisht do të duhej të mos kishte dallime mes pozitës dhe opozitës – të kishte një qëndrim unik përballë Serbisë që po duhet me nda hise në shtetin tonë”, u shpreh Kajtazi. Kajtazi, në Rubikon në Klan Kosova, tha se kjo gjë nuk ka ndodhur në të kaluarën e nuk po ndodhë as tani. Megjithatë, sipas Kajtazit dy liderët opozitarë, Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe Memli Krasniqi i PDK-së nuk kanë fuqi në partitë e tyre për çka i konsideron edhe si ushtrues detyre të kryetarit, njofton Klankosova.tv. “Por, duke parë që kjo nuk ka ndodhë në të kaluarën e nuk po ndodh as tash, mendoj që opozita e ka luajtur rolin e vetë goxha mirë sado që kemi një opozitë të dobët në numra dhe kemi dy partitë politike që udhëhiqen nga liderë të rinj të cilët siç i shoh unë nuk po arrijnë ende ta kenë kontrollin brenda partive të tyre”. “Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi nuk kanë kontrolle në partitë e tyre, në mënyrë të veçantë zotëri Krasniqi që e shoh si ushtrues detyre të kryetarit të PDK-së. Nëse për çështje kaq të rëndësishme u duhen konsultime për të marrë qëndrime pasi Thaçi e Veseli janë në Hagë, dhe s’mund të flas më shumë – por kjo njëfarë forme i bie se Krasniqi nuk e ka fuqinë e plotë për vendosur për tema si kjo e dialogut”. “Se i duhet konsultim e di se jam gazetar dhe kam informacione, por kështu e shoh unë që ka shumë dallime me liderëve të vjetër të cilët e kanë pranuar këtë marrëveshje dhe të rinjtë që po e kundërshtojnë dhe me të drejtë synojnë që partia të ecë përpara” tha Kajtazi. Kajtazi, mes tjerash, foli edhe për dorëheqjen e zëdhënëses politike të LDK-së, Sibel Halimi, për të cilën thotë se dorëheqja e saj u negociua dhe u rikthye sërish në parti. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sveçla për policin që vdiq në vendin e punës: Ishte i angazhuar në luftë kundër çdo lloj kriminaliteti 10 minuta më parë
Kosova Tahiri (AAK): Diagnoza e politikës së jashtme të Kosovës sot është e thjesht, tre vjet asnjë njohje 5 orë më parë