Kajtazi: Në Gjykatën Speciale po kriminalizohet lufta e UÇK-së (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kajtazi: Në Gjykatën Speciale po kriminalizohet lufta e UÇK-së (VIDEO)

NULL NULL
20.12.2022 21:18

Opinionisti Vehbi Kajtazi vlerëson se Gjykata Speciale është duke kriminalizuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kajtazi, në Rubikon në Klan Kosova, tha se kjo gjykatë është duke u marrë me punë që s’janë në kompetencën e saj.

“Gjykata Speciale është duke bërë politikë është kah bën edhe balancë, ku përveç që po merret me disa të akuzuar po merret me shoqërinë, mediat, shoqërinë civile, organizatat e dala nga lufta. Këto nuk janë punë të gjykatës, gjykata mundet me shpallë aktgjykim dhe me mbajt dikë nën kushtet e paraburgimit apo vuajtjes së dënimit”.

Mes tjerash, Kajtazi, thotë se ka diçka që nuk shkon me këtë gjykatë.

“Të gjitha këto më kanë bërë të mendojë se diçka nuk është në rregull. Gjëja më e rëndë është se në nuk do të duhej tw ja lejojmë luksin pavarësisht kush e ka themelu e si është themelu – ndërmarrjen e përbashkët kriminale”.

“Kjo gjykatë është duke kriminalizuaa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” tha Kajtazi.