Kajtazi: Kurti erdhi në pushtet duke e gënjyer popullin, e tash po ia thotë të vërtetën (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kajtazi: Kurti erdhi në pushtet duke e gënjyer popullin, e tash po ia thotë të vërtetën (VIDEO)

NULL NULL
09.03.2023 21:43
Vehbi Kajtazi

Opinionisti, Vehbi Kajtazi, deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ardhur në pushtet duke e gënjyer popullin, ndërkohë që tash po ia thotë të vërtetën dhe se një pjesë e njerëzve po vazhdojnë t’i besojnë si atëherë si tash.

Në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin, ai vlerësoi se kreu i ekzekutivit tash është në një situatë në përballje të presionit ndërkombëtar, të cilën siç tha, e kërkonte kohë më parë dhe thoshte ‘kisha dashur të provoj se çka është presioni ndërkombëtar’.

“Unë mendoj që është njëri prej kryeministrave që më së paku i ka rezistuar presionit ndërkombëtar. Derisa ka hyrë në dialog ai thjesht veç u zezat ka pak, e kur ka hyrë në dialog, për pak muaj është dorëzuar”, tha Kajtazi.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.