Kafshët shtëpiake regjistrohen nga 10 marsi (VIDEO) NULL NULL nga Valdrin Ibishi 06.03.2021 20:30 nga Valdrin Ibishi 06.03.2021 20:30 Nga data 10 mars, çdo kush që mban qenushë ose mace do të obligohet nga Ministria e Bujqësisë, që t’i regjistrojë ato. Kjo si masë parandaluese për braktisjen e kafshëve – nëse pronarët nuk e bëjnë regjistrimin e kafshëve, do të ndëshkohen. E veç kësaj, ministri Besian Mustafa ka nënshkruar edhe një udhëzim tjetër administrativ që ka të bëjë me këto lloj kafshësh. Fjala është për çmimet e shërbimeve veterinare sa i përket aplikimit të mikroçipëve të kafshëve shoqëruese. Kurse, nga Agjencia e Veterinarisë thanë se çmimin për të gjitha këto shërbime që pritën të bëhen, e kanë përcaktuar duke u bazuar në çmimoret e tregut për kryerjen e shërbimeve të tilla në darkordim edhe me Odën e Veterinarëve. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 3 orë më parë