Kafshët shtëpiake u ndihmojnë pronarëve ta menaxhojnë stresin - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kafshët shtëpiake u ndihmojnë pronarëve ta menaxhojnë stresin

NULL NULL
1 week më parë

Derisa stresi kronik është një faktor kryesor rreziku për sëmundjet e zemrës dhe goditjen në tru, shumica e pronarëve të maceve dhe qenve thonë se kafshët shtëpiake i ndihmojnë ata të qetësohen dhe të qëndrojnë aktivë.

Një sondazh i ri i Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA), me njëmijë pronarë kafshësh, gjeti se 95 për qind mbështeteshin te kafshët, për lehtësimin e stresit. Rreth 7 në 10, thanë se do të preferonin të kalonin kohë me kafshën e tyre, sesa të shikonin televizor dhe gati gjysma (47 për qind), thanë se kafshët e tyre i ndihmonin ata të ishin më aktivë.

“Shumë pronarë kafshësh kanë gjetur mbështetje emocionale te kafshët e tyre shtëpiake dhe shkenca mbështet përfitimet e shëndetit fizik dhe mendor nga shoqërimi me kafshët shtëpiake”, tha Dr. Glenn Levine, shefi i kardiologjisë në Qendrën Mjekësore Michael E. DeBakey.

“Stresi kronik ose i vazhdueshëm, është një faktor kryesor rreziku i sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru dhe studimet tregojnë se të kesh një kafshë shtëpiake, mund të përmirësojë disponimin, të zvogëlojë stresin dhe të inkurajojë zakone të shëndetshme jetese si aktiviteti fizik”, tha Levine.

Të kesh një kafshë shtëpiake mund të përmirësojë gjithashtu presionin e gjakut, kolesterolin dhe sheqerin në gjak, tha AHA.

Në sondazhin e ri, rreth 69 për qind e pronarëve të kafshëve shtëpiake, thanë se kujdesen më mirë për kafshët e tyre, sesa për veten e tyre. Rreth 70 për qind e atyre, që janë të punësuar, thanë se do të ishin më të lumtur dhe më produktivë nëse kafsha e tyre mund t’u bashkohej atyre në punë, qoftë në terren ose gjatë punës në distancë.