Kadrijaj: Praktikantët e VV-së nuk i marrim seriozisht (VIDEO) NULL NULL 16.08.2022 23:52 16.08.2022 23:52 Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka qenë e ftuar në “Edicionin Special” në Klan Kosova ku ka folur në lidhje me përplasjet AAK-VV. Ajo qeverinë Kurti e ka quajtur “qeveri e praktikantëve”, duke thënë se asgjë e mirë nuk mund të pritet nga ta. “Asgjë e mirë nuk pritet prej një qeverie të praktikantëve dhe të çiftit të Elvisit, ne po e shohim që e kemi një qeveri jotransparente dhe një qeveri që ka shkelur parime dhe premtime që i ka dhënë gjatë fushatës elektorale, por edhe në programin qeverisës dhe një qeveri e cila po karakterizohet dhe po ballafaqohet me probleme të një pas njëshme, nuk munden me fol për pafajësi, sepse me kaq pak qeverisje, kjo qeveri është mbush me faj deri në maje të kokës dhe këtë po e vuajnë qytetarët e Kosovës”, tha ajo. Tutje, Kadrijaj është shprehur se “praktikantët” e Vetëvendosjes nuk i merr seriozisht askush, përcjell Klankosova.tv. “Në mungesë të arsyetimit të gabimeve të një pas njëshme dhe të keqmenaxhimit, ata tani po lëshohen në zhargonin e ofendimeve, kështuqë askush këta praktikantët e Vetëvendosjes nuk i marrin seriozisht”, është shprehur ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha mbledh drejtorët rajonalë të policisë, flasin për "Goditjen" dhe "Targetin” 2 orë më parë
Kosova Dita Ndërkombëtare Pa Makina – qytetarët me biçikleta e trotinetë e shfrytëzojnë sheshin deri te rrethi i Flamurit 8 orë më parë