Kadrijaj: Kurti ka dështuar, sepse po shohim se po përsëritet krizë pas krize - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kadrijaj: Kurti ka dështuar, sepse po shohim se po përsëritet krizë pas krize

NULL NULL
20/09/2022

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se kryeministri Albin Kurti ka dështuar në qeverisjen e vendit.

Ajo ka deklaruar se shefi i qeverisë po nxit debate në mënyrë që ta mbulojë mosmenaxhimin e krizave.

“[Albin] Kurti vërtet ka dështuar, sepse po shohim se po përsëritet krizë pas krize dhe po shohim që po vendosen masa të rrepta ose gjendje e jashtëzakonshme në arsim, shëndetësi dhe të tjera. Duke e analizuar Kurtin në aspektin e opozitarizimit dhe tash po e shohim se ka dështuar shumë. Duke mos ditur t’i menaxhojë krizat po luan bllofe të tjera dhe nxit debat që ka të bëjë me krizën”, deklaroi ajo për Ekonomia Online.

Deputetja opozitare tha se kanë kërkuar që të mos dialogohet për çështje teknike me Serbinë, por të arrihet marrëveshja përfundimtare me njohjen në qendër.

Kadrijaj thotë se kryeministri duhet ta ftojë opozitën në takime të rregullta dhe t’i njoftoj se ccka po dialogohet, derisa shton se asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk kalon në Kuvend pa mbështetjen e opozitës.

“E kemi kritikuar Qeverinë Kurti se po dialogohet për çështje teknike, sepse ky proces është stërzgjatur shumë dhe nuk ka kuptim të stërzgjatet. Kemi kërkuar përfshirjen e ShBA-së dhe qëllimi është që të arrihet marrëveshje përfundimtare”.

“Kurti ka qenë jo transparent në procesin e dialogut dhe ka menduar se duke u sjellë me arrogancë në Kuvend i ka ikur përgjegjësisë. Asnjë marrëveshje ndërkombëtare pa përkrahjen e opozitës nuk mund të kalojë në Kuvend. Dashtë e pa dashtë Kurti duhet të jetë bashkëpunues dhe t’i ftoj në takime të rregullta edhe liderët opozitarë që ta paraqes një platformë të qartë të bisedimeve dhe ta dimë çka po dialogohet”.