Kadrijaj kritikon Gërvallen se nuk e mbrojti në OKB: S’jam terroriste, por ish-ushtare e lirisë NULL NULL 13.04.2021 20:31 13.04.2021 20:31 Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka kritikuar fjalimin e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, në Këshillin e Sigurimit për pjesën kur foli për krim dhe korrupsion në Kosovë. Ajo ka thënë se në këtë takim është dashur të flitet për interesat shtetërore të jashtme të Kosovës dhe jo për temat e brendshme, njofton Klan Kosova. Kadrijaj tha se njerëzit dhe familjet e sakrificave gjithmonë do kenë respekt dhe nderimin e popullit por askujt nuk i falen gabimet dhe shkarjet në raport me mbrojtjen e interesave të shtetit. “Në Këshillin e Sigurimit kur flitet për Kosovën, përfaqësuesi i Kosovës duhet të flasë për interesa shtetërore e jo për tema te brendshme brenda shtëpisë. Njerëzit dhe familjet e sakrificave nacionale gjithmonë do ta gëzojnë respektin dhe nderimin e popullit por kjo askënd nuk e fal nga gabimet dhe shkarjet në raport me mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesave shtetërore”. “Nuk flitet për krim e korrupsion ne mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, por flitet për realitetin që daton nga 17 shkurti 2008”. Kadrijaj ka thënë se edhe si ish-ushtare e UÇK-së ka pritur të mbrohet nga ministrja e Jashtme kur Serbia e quajti terroriste UÇK-në. “Dhe krejt në fund, unë nuk jam terroriste (sipas pretendimeve të Serbisë) por qytetare e Kosovës dhe ish-luftëtare e lirisë që e kam kryer detyrën me nder për vendin tim, e të paktën këtu unë dhe qindra e mijëra luftëtarë lirie kemi pritë mbrojtje dhe jo heshtje nga kryediplomatja e shtetit të Kosovës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 5 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 5 orë më parë