Kadri Veseli: Respekt për UÇK-në dhe NATO-n e udhëhequr nga SHBA-të NULL NULL 12.06.2019 13:58 12.06.2019 13:58 Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me rastin e ditës së çlirimit të Kosovës, ka thënë se kujton edhe sakrificën kombëtare, mijëra jetë, të burrave dhe grave të Kosovës, të flijuara për lirinë. Ai ka thënë se përulet para tyre dhe i është falënderues përjetë sakrificës së tyre sublime, njofton Klan Kosova. “Respekt për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për NATO-n e udhëhequr nga SHBA-të, për të gjitha vendet demokratike, për njerëzit e mirë kudo në botë”. “Kosova e para 20 vjetëve, Kosova e sotme, Kosova e nesërme, ka qenë dhe do të mbetet trashëgimi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të tillë do ta ruajmë përgjithmonë”. “Për lirinë tonë. Për paqen dhe fqinjësinë e mirë. Për një botë që merr kuptim nga idealet amerikane të lirisë e dinjitetit njerëzor”. Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryeparlamentarit Veseli në Facebook. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 40 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 46 minuta më parë