Kadri Veseli merr mirënjohje nga bashkëluftëtarët - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kadri Veseli merr mirënjohje nga bashkëluftëtarët

NULL NULL
05.05.2015 19:48
Kryeparlamentari, Kadri Veseli gjatë ditës së sotme mori pjesë në Akademinë Përkujtimore, e cila u organizua nga Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, në shënim të 5 Majit - Ditës së Dëshmorëve të Kombit.

Kreu i Kuvendit në një fjalim para të pranishmëve këtë ditë e konsideroi si moment kujtimi për dëshmorët e kombit, të cilët sakrifikuan për lirinë, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë. Veseli tha se në këtë ditë është rast i mirë që të kujtohen edhe përkrahësit dhe miqtë, që ndihmuan në situatat jetike të popullit tonë.

Në këtë Akademi, kryetari Veseli u nderua nga organizatorët me mirënjohjen “Ndihmesë në udhëheqjen e luftës së UÇK-së” .