Kadri Veseli: Kosova është e copëtuar nëse Avdullah Hoti ka mbetë ta ruajë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kadri Veseli: Kosova është e copëtuar nëse Avdullah Hoti ka mbetë ta ruajë

NULL NULL
04/09/2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se vendimi i partive opozitare për të mos marrë pjesë në seancën e sotme nuk është aspak serioz.

Veseli ka qenë kritik më së shumti për shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, njofton Klan Kosova.

“Kosova është e copëtuar nëse Avdullah Hoti ka mbet ta ruajë”, ka thënë ai.

“Avdullahi shpresoj se do ta tregojë veten sepse është intelektual, i mençur dhe tash edhe i fortë”.

“LDK nuk do të duhej ta lë vendin në këtë pozitë por e kanë vetëm për të përfituar politikisht”.

“Mospjesëmarrja shqiptare në këtë sallë po shkakton ndarje. Ne duhet të ishim bashkë sot”.

Seanca e thirru nga ora 09:00 ka qenë e thirrur që të votohej ekipi i ri dialogues i Kosovës për bisedime me Serbinë në Bruksel.