12:14, 15 Prill 2019

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i është drejtuar Shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca me shprehjen “Glauk t’u ka lëkundur autoriteti kohët e fundit”.

Kjo ka ndodhur derisa PDK dhe Vetëvendosje replikonin në kuvend për ligjin për Miniera dhe Minerale, njofton Klan Kosova.

Ankesa e PDK-së ishte se Vetëvendosje s’po voton, pro që Konjuca tha “personalisht kam votuar por grupi parlamentar nuk po dëgjon”.

Ndaj Konjufcës, ditë më parë deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka prezantuar disa detaje që sipas tij, Shefi i Grupit të deputetëve të Vetëvendosjes ka qenë pjesë e ish Shërbimit Informativ të Kosovës në vitet 2000-2001.

Konkurs Pune

Lexo më shumë