21:35, 11 Shtator 2019

Duket se refuzimi i partive të tjera për ta nënshkruar Paktin kundër Korrupsionit, nuk e ka zmbrapsur Kadri Veselin drejt kësaj kauze.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Kadri Veseli kërkon që qytetarët ta nënshkruajnë Paktin kundër Korrupsionit.

Ai përmes një video thotë se partitë tjera nuk e kanë nënshkruar Paktin, duke deklaruar se kjo nuk e ndal atë në kauzën e tij kryesore, luftën kundër korrupsionit.

Veseli ka ftuar qytetarët që ta nënshkruajnë atë, përmes një platforme online. (www.paktikunderkorrupsionit.com)

Konkurs Pune

Lexo më shumë