Kadri Veseli: Do të pastrohet sistemi i drejtësisë dhe policisë (VIDEO) NULL NULL 19.09.2019 21:39 19.09.2019 21:39 Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Kadri Veseli, që pikë kryesore në programin e tij qeverisës e ka luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, ka treguar se këtë ‘luftë’ do ta bëjë me shumë të rinj që janë pjesë e PDK-së. “65 % të strukturave udhëheqëse të PDK-së, edhe në nivelin e nëndegëve, janë krejt të rinj që janë zgjedhur për herë të parë. 40 % e listës, të cilën e kam sot për deputetë, janë nën moshën 40 vjeçare”. “Unë do të bëj thirrje edhe publike, përveç resurseve të jashtëzakonshme që i ka PDK-ja, përveç resurseve që janë institucionet e Republikës së Kosovës ku besoj që ka policë, prokurorë dhe gjyqtarë që janë të jashtëzakonshëm, nuk dëgjojnë për askënd dhe do t’i shkojnë deri në fund – ata kanë nevojë për përkrahje”. “Përveç partnerëve tanë ndërkombëtarë, në mënyrë të veçantë SHBA-të, por edhe partnerët europianë, do të bëj thirrje publike në krejt botën që njerëzit që e duan Kosovën, që kanë një fije profesionalizmi dhe përvojë të vijnë në Kosovë. Do të pastrohet sistemi i drejtësisë dhe policisë”. Por, çfarë do t’u ofrojë Kosova këtyre njerëzve që të vijnë të kontribuojnë këtu– në rast se Kadri Veseli zgjedhet kryeministër? “Të gjitha i ofrojmë – nga lufta kundër korrupsionit si dhe do të zgjerohen kapacitetet pasi nuk mund të presim 10 vjet për një lëndë në aspektin ekonomik në Gjykatat Komerciale”. “Po flas për një plan që është i veprimeve konkrete që mund ta quajmë ‘Plani Marshall’ në të gjitha sistemet që janë, sistemin tonë gjyqësor, ekonomik dhe legjislacionin tonë. Është një varg i masave të cilat do të jenë reforma”. Ai në Zona Zgjedhore të Klan Kosovës ka treguar se pse lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit është elementi i parë në programin e tij qeverisës. “Për faktin se qytetarët dhe ne e dimë se kjo është pengesa kryesore që po i zbeh shpresat e të rinjve dhe sipërmarrësve. Pa e kaluar këtë sprovë, nuk mund të kalojmë te qëllimi i madh që është punësimi i qëndrueshëm, zhvillimi i një ndërmarrësie të fuqishme që është konkurrese jo vetëm në tregun e brendshëm, por edhe në tregun global”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë