Veseli: Arsimi parakusht kryesor - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Veseli: Arsimi parakusht kryesor

NULL NULL
12/05/2015
Në takim me nxënësit Veseli përmendi sfidat, punët që po bëhen e do të bëhen drejt një të ardhme më të mirë.

Kryekuvendari, Kadri Veseli, sot në mëngjes takoi 45 nxënësit më të dalluar të Gjimnazit “Eqrem Çabej” nga Prishtina, si pjesë e projektit “Fuqizimi përmes Lidershipit”.

Kryetari Veseli ritheksoi përkushtimin e tij për t’i ofruar publikut qasje të plotë në mjediset e punës së legjislativit dhe bëri një përshkrim të shkurtër të punës, rolit dhe funksioneve të Kuvendit.

Nga ana tjetër, nxënësit falënderuan Veselin për pritjen e ngrohtë dhe adresuar një varg pyetjesh në drejtim të tij për punën e Kuvendit.

Kryekuvendari shprehu nevojën e përmirësimit të kushteve ekonomike, duke e quajtur këtë punë preokupim të përditshëm, si edhe ngritjen e cilësisë së arsimit si parakusht të zhvillimit të qëndruseshëm ekonomik.

“Pa edukim cilësor, nuk mund të kemi zhvillim ekonomik”, theksoi Veseli.