Kadri Kryeziu: Vendimet e Kushtetueses duhet zbatuar NULL NULL 02.12.2021 21:33 02.12.2021 21:33 Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se të gjitha vendimet që mirren nga kjo gjykatë duhet respektuar. “Të gjitha vendimet që i marrin gjykatat e rëndomta ne i quajmë gjykata të faktit, po ashtu edhe gjykatat kushtetuese janë të garantuara nga kushtetuta dhe ligjet që ato duhet zbatuar. Në këtë kontekst edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet nga instutucionet përkatëse relevante, të cilat kanë atë materie”, është shprehur Kryeziu, njofton Klan Kosova. Ai këtë e ka thënë duke folur për presionin ndërkombëtar për respektim të vendimeve për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Manastirin e Deçanit. “Kështu që kryetari i Komunës së Deçanit, po ashtu Departamenti i Gjeodezisë, pastaj instutucionet e tjera, që do të thotë Gjykata Themelore, respektivisht filiali në Deçan, kanë për detyrë zbatueshmërinë e vendimit të Gjykatës Supreme, respektivisht të Gjykatës Kushtetuese. Kjo do të thotë që Gjykata Kushtetuese nuk është lëshuar në materie, por është lëshuar në të drejtat dhe liritë e njeriut, që ka qenë një kerkesë individuale”. “Gjykata Kushtetuese merr tre vendime: merr vendim, merr aktvendim dhe aktgjykim. Aktgjykim merr kur gjykohet çështja, aktvendim kur nuk gjykohet çështja dhe vendim merr për çështje financiare administrative”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024