Kadri Kadriu: Marrëveshja e re e KOSTT ndikon pozitivisht në uljen e çmimit të energjisë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kadri Kadriu: Marrëveshja e re e KOSTT ndikon pozitivisht në uljen e çmimit të energjisë

NULL NULL
21/04/2020

Nënkryetari i KOSTT-it, Kadri Kadriu ka folur lidhur me marrëveshjen e fundit ku KOSTT i është bashkuar Bllokut Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri.

Kadriu për Klan Kosovën ka thënë se kjo do të ndikojë pozitivisht në uljen e çmimit të energjisë për konsumatorin, njofton Klan Kosova.

”Kjo marrëveshje do të ndikojë pozitivisht të ulet çmimi i energjisë praktikisht, të ketë edhe transparencë e kjo do të ndikojë pozitivisht edhe në çmimin përfundimtar te konsumatori i fundit”.

Një element tjetër të cilin e ka cekur Kadri Kadriu është se që nga viti 2008 operatori serb ka vjelur mbi 65 milionë euro ndërsa meritorë për këtë marrëveshje të re të KOSTT-it tha se janë të gjithë.

”Jemi meritorë të gjithë, KOSTT ka bërë punën e vet profesionale. Mbështetja e institucioneve të Kosovës, dhe të gjitha vendeve mike”.

”Është një punë konsistente me përkushtim të madh me profesionalizëm ku ka rezulto edhe me një rezultat të mirë dhe të sukseshëm”, është shprehur ai.

A ka kapacitet KOSTT-i tash për të vepruar?

”Ne si KOSTT kemi investuar jashtëzakonisht shumë në sistemin e transmisionit. Nuk kemi asnjë problem që ne e konsiderojmë se s’mund ta tejkalojmë teknikisht”.

Me këtë marrëveshje të arritur  KOSTT,  ka dalur përfundimisht nga blloku rregullues SMM (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut) dhe është tashmë zonë rregulluese e pavarësuar nga sistemi energjetik.