14:34, 23 Tetor 2019

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare deklaroi se ai bie dakord me shumë kritikë të tjerë që kundërshtuan marrjen e këtij çmimi nga ana e shkrimtarit austriak, Peter Handke që njihej si përkrahës i Sllobodan Millosheviqit.

Është i njohur fakti që Handke ka mbajtur edhe një fjalim gjatë funeralit të Milosheviqit.

“Unë personalisht e njoh Handken dhe kam drekuar të disa herë me të. Unë mendoj se ekziston një kufi që letërsia nuk duhet të kalojë, por që Handke e ka bërë. Vrasjet nuk duhet të pranohen në asnjë rrethanë”, deklaroi Kadare në një konferencë shtypi në Seul.

Kadare ka pohuar se është kundër vendimit të Akademisë mbretërore Suedeze për dhënien e çmimit Nobel në Letërsi Handkes duke theksuar se ”ai është viktimë e censurës dhe represionit nga ana e qeverisë, kështu që kjo mund të ketë bërë që ai të shfaqet më i ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje”.

Ismail Kadare u shpall sot fitues i çmimit të njohur koreano-jugor të letërsisë, Pak Kyong-ni, si mirënjohje për artin e tij me vlera sociale, që buron nga përvoja historike e popullit shqiptar, sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve, Yonhap, transmeton Atsh, përcjell Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë