18:56, 13 Korrik 2020

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të marrë vendim që ta largojë barrierën me pagesë për hyrje në QKUK.

“Ju lutem që të kërkoni nga bordi i QKUK të marrë vendim dhe aty të hiqet pagesa. Hyrja është një euro dhe për çdo orë shtesë tarifa rritet për 50 cent”, është shprehur Kadaj-Bujupi, njofton Klan Kosova.

“Njerëzit që kanë të sëmur nuk mund të qasen shërbimeve për 2-3 orë 4-5”.

“Merrni vendime, është koha e vendimeve jo e fjalëve të kota”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë