Kadaj – Bujupi: Shteti slloven u soll njëjtë si Beogradi NULL NULL 17.06.2015 19:42 17.06.2015 19:42 Për arrestimin e liderit të AAK-së, ka reaguar në Facebook shefja e grupit parlamentar të kësaj partie, Donika Kadaj Bujupi. “Është irritues, i papranueshëm dhe fyes për Kosovën dhe të gjithë ne sjellja dhe veprimi i policisë sllovene me udhëheqësin e njohur të luftës për lirinë e vendit, ish-kryeministrin e Kosovës dhe kreun e Aleancës, Ramush Haradinajn. Shteti slloven, me sjelljen dhe veprimin e tij ndaj z. Haradinaj, bëri përjashtim nga vendet tjera të Bashkimit Evropian, dhe sot u soll njëjtë si regjimet e Beogradit, në raport me Kosovën, në raport me përpjekjet e pastërta dhe të drejta të popullit tonë në të kaluarën, për liri dhe shtet, në raport me z. Haradinaj dhe gjithë atë që përfaqëson ai. Shpresoj që Sllovenia zyrtare të reflektojë, të lejojë sa më parë z. Haradinaj të vazhdojë udhëtimin e tij drejt Kosovës, të heqë dorë nga këto praktika dhe të bëhet, më në fund, si të gjitha shtetet tjera të Evropës, të ndërhyjë në pastrimin sa më të shpejt të këtyre listave nga reliktet e të së kaluarës, nga mbeturinat, shpifjet dhe fletarrestet e tilla, të cilat, pos në Beograd, sot kuptuam se çuditërisht qenkan aktuale edhe në Lubjanë. Ramush Haradinaj e dëshmoi disa herë veten dhe veprën e tij, në të gjitha format u kuptua e vërteta e krejt asaj që ka bërë ai në të mirë të lirisë së shqiptarëve, të Kosovës dhe të ardhmes sonë të përbashkët! Haradinaj, po aq sa i Kosovës, është edhe i Evropës së lirë e të qytetëruar”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 5 minuta më parë