Kaçanik, doli për kërpudha e s’u kthye më – 43 vjeçari kërkohet në male (VIDEO) NULL NULL 09/06/2021 09/06/2021 43 vjeçari Muhabi Islami nga Begraca e Kaçanikut ka disa ditë që është zhdukur. Ai është larguar nga shtëpia e tij mesditën e së hënës për të mbledhur kërpudha në mal dhe nuk është kthyer më, derisa familjarët nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Vëllai i të zhdukurit, Fejzë Islami, ka treguar në Edicionin Special në Klan Kosova se nuk dinë asgjë se ku mund të ndodhet familjari i tyre derisa pohojnë se nuk ka pasë asnjë telashe shëndetësore e as ndonjë shqetësim. “Vëllai ka dalë në orën 11:07 nga shtëpia për të mbledhur kërpudha dhe nuk është kthyer më. Kamera (e fqinjit) nuk e qet që është kthyer kah shtëpia. Në kamerë shihet se ka shkuar nga ana e malit për të mbledhur kërpudha. Ne kemi qenë në punë dhe deri kur ka ardhur gruaja e tij në orën 17:00 ne nuk e kemi ditur që ka dalë. Fëmijët i kishte lënë në shtëpi e që zakonisht i çonte në shkollë, sepse nuk punon”. “Territorin e ka njohur shumë mirë dhe ka pasë qejf me dalë me mbledh kërpudha. Telefonin nuk e ka pasë me vete”. Familjarët bashkë me miqtë dhe fqinjët e kanë kërkuar Muhabi Islamin qysh nga e hëna por pa sukses, derisa policia dhe FSK-ja do të nisin kërkimet nga dita e nesërme. “Ne prej asaj dite që është zhdukur kemi kërkuar me ndihmën e shokëve dhe fqinjëve, si dhe disa alpinistëve të Ferizajt ku kemi kontrolluar fshatrat e Kaçanikut të vjetër. Nesër në ora 08:00 do të dalin në kërkim policia dhe FSK-ja”. Ai, i përlotur, ka kërkuar nga qytetarët që nëse kanë mundësi të bashkohen në aksionin e kërkimit gjatë ditës së nesërme derisa edhe ka bërë apel që të gjithë ata që dinë diçka për vendndodhjen e vëllait të tij ta lajmërojnë familjen.
Kosova Spahiu: Lufta në Ukrainë, mundësi që Kosova të njihet nga Serbia me çmim më të ulët (VIDEO) 18/08/2022