Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kabashi: Qeveria po ndërhyn në sistemin e drejtësisë (VIDEO)

NULL NULL
07.02.2025 08:38

Kryeministri Albin Kurti pati kërcënuar prokurorët, duke thënë se “mos të dalin në punë më 10 shkurt”.

Kjo vjen pasi ai nuk iu përgjigj ftesës së prokurorisë për t’u intervistuar si dëshmitar, njofton Klankosova.tv.

Flamur Kabashi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka theksuar se qeveria po ndërhyn në sistemin e drejtësisë, duke përdorur deklarata publike si mjet ndikimi.

“Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar një raport gjatë Javës Kundër Korrupsionit, i titulluar “Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë përmes deklaratave publike”.

Në këtë raport janë specifikuar dhe sqaruar rastet kur pushteti ekzekutiv ka tentuar të ndikojë në sistemin gjyqësor dhe prokurorial”.

Pushteti ekzekutiv nuk ka kurrfarë kompetence kundrejt pushtetit gjyqësor apo prokurorial në tentim të kontrollit”.

Sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial i kanë mekanizmat brenda vetes që bëjnë filtrimin dhe kontrollin e brendshëm dhe i sjellin para drejtësisë të gjithë ata që bëjnë shkelje disiplinore”, ka deklaruar Kabashi, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Ndiqni deklaraten e plotë, në videon e mëposhtme:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.