Lajmet e fundit

Ish-futbollisti i Hajduk Split, Ivan Gudelj, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare.
Gudelj ishte një nga futbollistët më të talentuar jugosllavë të gjeneratës së tij. Për kombëtaren zhvilloi 33 ndeshje dhe shënoi tre gola, ndërsa në vitin 1982 u bë kapiteni më i ri në historinë e përfaqësueses.
Ai mori pjesë edhe në Kupën e Botës 1982 në Spanjë, ku u përfshi nga L’Equipe në formacionin ideal të turneut.
Karriera e tij u ndërpre tragjikisht në moshën vetëm 25-vjeçare, pasi u rrëzua gjatë një ndeshjeje ndaj Crvena Zvezdës. Më pas u zbulua se vuante nga hepatiti.
Për klubin e madh kroat ku e kaloi tërë karrierën, luajti 362 ndeshje duke shënuar 93 gola.
Në atë kohë, Gudelj ishte i kërkuar nga klubet e mëdha evropiane, përfshirë Real Madridin, por sëmundja e detyroi t’i japë fund karrierës.