Ka vdekur babai i JoJo NULL NULL 15.11.2015 19:30 15.11.2015 19:30 JoJo ka ndarë lajmin në mediat sociale se babai i saj Joel Maurice Levesque, ka vdekur. Ai ishte 60 vjeçar. Këngëtarja ka treguar për lajmin e trishtuar në Instagram me një fotografi të vjetër të saj dhe babait të saj së bashku me një mbishkrim të përzemërt, transmeton Klan Kosova. “Ti më mungoje edhe kur ishe këtu. Do të më mungosh tani më shumë se kurrë më parë”, shkroi ajo. “Ti tani je i lirë. Do të të dua përgjithmonë babi. Pusho i qetë”. “Po të premtoj se do të vazhdoj të këndoj vetëm për ty”, tha ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.