Ka përfunduar rehabilitimin grupi i parë i të lënduarve nga zjarri në Koçan NULL NULL 06.07.2025 12:04 06.07.2025 12:04 Grupi i parë prej 45 personave të lënduar në zjarrin në klubin “Puls” në Koçan e përfundoi rehabilitimin në pushimoren e MPB-së në qendrën malore Ponikva. Në filim të javës së ardhshme do të arrijë grupi i ri, i cili këtu do të marrë kujdes dyjavor mjekësor dhe terapi fizikale, ndërsa do të përfshihen edhe persona me patologji respiratore, të cilëve tanimë u ka përfunduar mjekimi. “Në vijim është dezinfektimi i ambienteve në objektet ku kanë qëndruar personat, si dhe po spërkatet me ilaç kundër mushkonjave, gjë që po përgatitet për grupin e dytë të të lënduarve. Ata pritet të mbërrijnë në Ponikva të martën dhe të akomodohen në pushimoren, ndërsa tanimë është përgatitur lista për grupin e tretë për rehabilitim. Qëndrimi në mal është i mirë për të rinjtë e lënduar dhe ka një ndikim pozitiv në rehabilitimin e tyre – si fizikisht, ashtu edhe mendërisht. Një pjesë prej tyre po vazhdojnë përgatitjet për dhënien e provimeve në fakultete, e ata që kanë qenë të punësuar më parë tashmë ndihen të gatshëm të kthehen në vendet e tyre të punës. Një djalë që u lëndua në zjarrin në ‘Puls’ ka aplikuar në shpalljen për t’u bërë vullnetar në Shoqatën vullnetare të zjarrfikësve në Koçan”, tha Katerina Mirçovska, drejtoreshë e Spitalit të përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar në Koçan. Për rehabilitimin e të lënduarve në Ponikva kujdesen mjekë specialistë nga Klinika për kirurgji plastike nga Shkupi, si dhe fizioterapistë nga Koçani dhe Shtipi, të cilët ua ofrojnë kujdesin e nevojshëm shëndetësor dhe ushtrimet e fizioterapisë. Pothuajse të gjithë personat e lënduar kryejnë aktivitete fizike dhe përdorin fushat e pajisura sportive, ndërsa janë përfshirë edhe në sistemin “Termini im”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Përmendja e Kosovës nga Trump, Murtezaj: Qeveria të ketë koherencë në politikat ndaj SHBA-së 5 minuta më parë
Lajme Shuhet pas gjashtë ditësh zjarri në ladfillin e Elbasanit, në ajër dhe tokë lëshohen substanca të rrezikshme 28 minuta më parë
Kosova Kadrijaj, Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme 32 minuta më parë