“Ka humbur kthjelltësinë mendore”, çfarë dëshmoi shqiptari që vrau ish-gruan në Itali? NULL NULL 16.06.2025 17:00 16.06.2025 17:00 45-vjeçarja Gentiana Kopili u qëllua për vdekje me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, 55 vjeç, me origjinë shqiptare, mbrëmjen e së shtunës në Tolentino të Italisë. Alba Kepi në emisionin “Kosova Today” thotë se i dyshuari mund të jetë me probleme mendore, sipas dëshmive që ka dhënë, transmeton Klankosova.tv. “E kishin ngrënë nga një akullore bashkë, kishin biseduar, dhe nuk e imagjinonte kurrë që ai do të kryente një krim të tillë. Mbrëmë në darkë, Nikollaq Hudhra kishte kërkuar të takohej me dy djemtë, me Marin dhe Samuel që nuk e kanë pranuar kërkesën e tij. “Shokët e punës së Nikollaqit kanë thënë se kohëve të fundit vinin re një lloj jostabiliteti psikologjik të tij dhe i kanë kërkuar që të vizitohet. Ndërsa sa i përket Genitanës, janë fjalët më të mira të një gruaje mjaft punëtore”, u shpreh ajo. “Fakti i historikut që ka përshkruar sot avokati i Gentianës që ka qenë edhe avokati që ka kryer procesin e divorcit mes tyre, duke shpjeguar elemente që janë mjaft të çuditshme si vendosja e një zinxhiri, një kyçi të një frigoriferi apo dyshimet deri në makth se Gentiana po përpiqej ta helmonte atë dhe fëmijët, të gjitha këto të bënë të mendosh se janë dëshmi të thëna nga një avokat, të bënë të mendosh se kemi të bëjmë me një person që ka humbur kthjelltësinë mendore”, u shpreh tutje ajo. /klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Presidentja takon ministrin e Jashtëm turk, flasin për partneritetin e fortë ndërmjet dy vendeve 22 minuta më parë
Kosova Trump e ndali luftën Kosovë-Serbi? Paçarizi: Lufta Kosovë-Serbi mund të ndodh çdo moment (VIDEO) 30 minuta më parë