Ka dyshime se Rihanna është shtatzënë! NULL NULL 16.04.2018 10:00 16.04.2018 10:00 Producenti nigerian, Michael Collins Ajereh, i njohur për publikun si Don Jazzy, nuk arrin asnjëherë të fshehë simpatinë e tij që e ka ndaj këngëtares së njohur Rihanna. Megjithatë së fundi ai ka dhënë një koment në drejtim të saj, duke vënë në befasi gjithë adhuruesit e Riri-s, nëse ajo është në pritje të një fëmije, njofton Klan Kosova. Don Jazzy, në një fotografi të cilën Rihanna ka ndarë më adhuruesit e saj në Instagram, i ka komentuar duke i kujtuar asaj diçka rreth ciklit menstrual, që do të çonte këngëtaren në mundësitë e të qenit shtatzënë. ”Zemër periodat e mia më janë vonuar, mendoj se jam shtatzënë”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova. Këngëtarja Rihanna kohëve të fundit u raportua se është në lidhje dashurie me princin saudit, Mohamed Salah. Megjithatë rreth raportimeve për një shtatzëni të mundshme të saj, ende nuk janë konfirmuar të paktën nga vet këngëtarja. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.