K.F. Llapi mohon të ketë kurdisur ndeshje NULL NULL 24.02.2023 11:12 24.02.2023 11:12 Klubi futbollistik “Llapi” i ka mohuar raportimet nga media francieze se është i përfshirë në aferë të trukimeve të ndeshjeve. Ata kanë thënë që nuk kanë marrë asnjë informatë nga organet e hetuesisë lidhur me këto pretendime. “Ndonëse vonë, me shkas po iu drejtohemi me këtë komunikatë për shtyp. Kryesia e K.F. Llapi ka analizuar me vëmendje shkrimet e fundit në portale dhe gazeta të ndryshme në të cilat është përmendur emri i klubit tonë kinse për kurdisje ndeshjesh”, thuhet në komunikatën e K.F. Llapit. “Ftojmë gjithë tifozët llapjanë që mos të bien pre e këtyre shkrimeve tendencioze dhe qëllim keqe që kanë për qëllim të njollosin emrin e klubeve të caktuara dhe vetë Superligës. K.F. Llapi ju njofton se nuk ka asnjë informatë të vetme të konfirmuar nga organet e hetuesisë rreth këtyre pretendimeve siç janë publikuara nga portalet dhe gazetat e ndryshme”. Klubi ka shtuar që nuk ka asgjë të vërtetë në këtë drejtim, dhe se janë të përqendruar në ndeshjen e fundjavës kundër Prishtinës. “Ne si klub nuk kemi as edhe më të voglin shqetësim rreth këtyre pretendimeve të pabaza dhe tendencioze dhe ftojmë edhe tifozët që mos të shqetësohen sepse nuk ka asgjë të vërtetë në këtë drejtim”. “Jemi të fokusuar 100% vetëm për ndeshjen me Prishtinën dhe nuk ka forcë që na ndal drejt arritjes së objektivave tona”. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.