Lajmet e fundit

Juventusi ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit gjerman Nick Woltemade nga Newcastle United.
24-vjeçari i është bashkuar “Zonjës së Vjetër” në formë huazimi deri më 30 qershor 2027.
Woltemade e nisi karrierën te Werder Bremeni, ndërsa në sezonin 2022/23 u huazua te SV Elversberg, transmeton Klankosova.tv.
Më pas kaloi te Stuttgart, ku pati paraqitje të suksesshme, duke shënuar 18 gola në 36 ndeshje dhe duke ndihmuar skuadrën të fitojë Kupën e Gjermanisë.
Në vitin 2025, ai u transferua te Newcastle United, ku regjistroi 11 gola dhe gjashtë asistime në 53 paraqitje.
Tani, sulmuesi gjerman do ta vazhdojë karrierën në Serie A, te Juventusi i drejtuar nga Luciano Spalletti.