Juventusi ia ofron Ronaldon Barcelonës NULL NULL 13.08.2020 12:07 13.08.2020 12:07 Cristiano Ronaldo raportohet se i është ofruar Barcelonës, pasi Juventusi synon të ulë faturën e tyre të pagave gjigande, të cilat kryesohen nga portugezi. Gazetari i njohur spanjoll, Guillem Balague, e ka dhënë këtë lajm të largimit të Ronaldos nga Juventusi përmes një postimi në Twitter. Sipas tij, ish-ylli i Real Madridit i është ofruar shumë skuadrave evropiane, përfshirë edhe Barcelonën. “Juventus dëshiron të heqë qafe pagën e tij, ai është ofruar kudo përfshirë edhe te Barcelona”, ka thënë ndër tjerash Balague. 🗣 'Juventus wants to get rid of his wage, he's been offered everywhere including Barcelona' @GuillemBalague on @Cristiano Ronaldo's future. Euro Leagues podcast: 📲⚽ https://t.co/iGHq5CQV92 pic.twitter.com/xr7yUtP5wX — BBC 5 Live Sport (@5liveSport) August 13, 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.