15:11, 2 Qershor 2020

Juventusi është i gatshëm që ta përfshijë Federico Bernardeschi-n në ndonjë marrëveshje potenciale për Jorginho-n e Chelsea-s, sipas raportimeve nga Calcio Mercato.

Maurizio Sarri është i interesuar që të ribashkohet me Jorginho-n në Allianz Stadium, mirëpo Bardh e Zinjtë po ngurrojnë që t’i paguajnë 40 milionë euro për shërbimet e tij.

Në anën tjetër, raportohet që edhe të Kaltrit janë të hapur për një ujdi që do ta përfshinte Bernardeschi-n i cili nuk është se e ka pasur sezonin më të mirë të tij te lideri i Serie A-së.

Konkurs Pune

Lexo më shumë