Juventusi fiton ndaj Lecces NULL NULL 03.05.2023 22:19 03.05.2023 22:19 Juventusi ka shënuar fitore ndaj Lecces me rezultat 2:1 në xhiron e 33-të të Serie A-së. Leo Paredes kaloi vendësit në epërsi në minutën e 15-të, ndërkaq Aasan Ceesay barazoi përmes penaltisë në të 37-tën. Golin e fitores për Zonjën e Vjetër e realizoi Dushan Vlahoviqi tre minuta më vonë. Me këtë fitore Juventusi mban vendin e tretë me 63 pikë, teksa vazhdon luftën për një vend në Ligën e Kampionëve.