Lajmet e fundit

Juventusi ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat, duke mposhtur Parmën me rezultat 2-0 dhe duke ruajtur bilancin perfekt prej 100% pas dy xhirove të para.
Parma arriti ta mbante portën të paprekur gjatë pjesës së parë, por në fraksionin e dytë bardhezinjtë e gjetën zgjidhjen, transmeton Klankosova.tv.
Nico Gonzalez zhbllokoi rezultatin, ndërsa Koopmeiners, vetëm pak çaste pasi u inkuadrua në lojë, shënoi golin e dytë dhe vulosi fitoren e Juventusit.
Për Parmën kjo ishte humbja e dytë në po aq ndeshje, duke mbetur ende në kërkim të pikëve të para.
Në këtë ndeshje nuk ishte as në bankë Edon Zhegrova, që lidhet me një kalim te Lazio.
Tashmë vëmendja e Juventusit kthehet te derbi i madh ndaj Milanit, që zhvillohet pas një jave. Në anën tjetër, Parma do të kërkojë pikët e para të sezonit në shtëpi ndaj Monzas, në “Tardini”.