Juventus mposht Crotonen, tani vetëm katër pikë larg Milanit (VIDEO)

Juventus mposht Crotonen, tani vetëm katër pikë larg Milanit (VIDEO)

NULL NULL
5 days më parë

Juventus nuk ka pasur aspak problem që ta mposhtë Crotonen.

“Zonjat e vjetër” shënuan fitore me rezultat 3:0 kundër skuadrës që gjendet në vendin e fundit në tabelën e Series A.

Në pjesën e parë, “Zebrat” shënuan dy gola me anë të Cristiano Ronaldos në minutat 38 dhe 45.

Goli i tretë i Juventus erdhi në minutën e 66-të, ku shënoi McKennie. Me këtë fitore, Juventus kap shifrën e 45 pikëve.

Ekipi i Andrea Pirlos tash është katër pikë larg Milanit dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kurse nga vendi i parë, Inter, është tetë pikë.