Juventus, i pakalueshëm për Mbretërit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Juventus, i pakalueshëm për Mbretërit

NULL NULL
13/05/2015

Alvaro Morata u kthye në Santiago Bernabeu për hakmarrje, për të shënuar golin që e dërgoi Juventusin në finale.

Juventus filloi ndeshjen me avantazhin pre 2-1 nga ndeshja e parë gjysmëfinale.

Ishte Cristiano Ronaldo ai që u dha mbretërve avantazhin në minutën e 23 nga penaltia, pas ndërhyrjes së palejueshme të Chiellinit në James Rodriguez.

Lojtarët e Carlo Ancelottit vazhduan kërcënimet drejt portës juventine edhe pas këtij goli por pa qenë të saktë.

Ishte Morata ai që në fillim të pjesës së dytë barazoi rezultatin dhe qetësoi tifozët madrilenë.

Pas pranimit të golit Reali vazhdoi të sulmojë gjatë gjithë kohës, duke shpresuar në finalen El Classico, por Juventus nuk u lëkund.

Para ndeshjes autobusi me të cilin skuadra e Real Madridit arriti në Bernabeu ishte mirëpritur nga mijëra fansa, të gjithë në pritje të fitores së madhe.

Ishte momenti i nxjerrjes nga loja të Benzema dhe futjes së Chicharitos ai që e neutralizoi sulmin madrilen. Përderisa nënta e mbretërve shkaktonte konfuzoin tek dy qendrëmbrojtësit e Juventus, këtë në asnjë moment nuk arriti ta bënte Chicharito.

Edhe Juventus pati rastet e tij, por të rrallë në numër, megjithëse goxha serioze.

Ndeshja vazhdoi me sulme të parreshtura të mbretërve, shpesh të çorganizuara dhe pa ide të qartë.

Kështu mbretërit që nuk shfrytëzuan rasten u gjendën të pafuqishëm të bënin diçka më shumë dhe kur akrepi arriti skadimin e kohës shtesë ishte Zonja e Vjetër që festoi.